Misioni dhe Vizioni
Misioni i Universitetit Marin Barleti është të përgatisë studentë të një niveli të lartë, që të mund të realizojnë synimet e tyre profesionale brenda dhe jashtë vendit, e mbi të gjitha, të zhvillojnë pasionet dhe interesat e tyre, në funksion të komunitetit, ku ata jetojnë e punojnë.

Synimi ynë është të ofrojmë mundësi më të gjera drejt një formimi shumë-disiplinor, në mënyrë që, studentët të kultivojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përmirësuar produktivitetin e organizmave të ndryshme, në të cilat do të përfshihen, me qëllim që t'u ofrojnë atyre shërbim dhe udhëheqje cilësore.

Vizioni i UMB-së nis nga dëshira e themelimit të një institucioni universitar lider, i cili ofron vlera të vërteta qytetarie dhe profesionalizmi. Nëpërmjet një edukimi ndërdisiplinor, ne përgatisim qytetarë të angazhuar dhe me integritet në një mjedis social aktiv. Studenti është fokusi ynë dhe ne do të jemi bashkudhëtarë në hedhjen e bazave të përgatitjes për jetën dhe projektimin e karrierës së ardhshme profesionale dhe sociale. Pas rrugëtimit në UMB, profesionistët që diplomohen tek ne, do të dinë të ofrojnë zgjidhje dhe zgjedhje te dobishme e funksionale në karrierat e tyre.

Duke u mbështetur në modele universitare, që njohin një traditë dhe sukses shumëshekullor, UMB sjell risinë e përqasjes, ku harmonizohen modelet më të mira perëndimore me kërkesat që parashtrojnë sot të rinjtë dhe shoqëria shqiptare. Ne kërkojmë njerëz që vijnë nga rrugë dhe eksperienca të ndryshme të jetës dhe që kurorëzojnë e ndërthurin individualitetet e tyre në dhe për pasurimin e komunitetit tonë. Kjo mundësohet nëpërmjet një kombinimi të përsosur të pedagogëve dhe specialistëve më të shquar e me përvojë, të rinj të shkolluar në universitetet perëndimore e lektorëve të huaj të ftuar, si dhe kurrikulave moderne perëndimore të provuara nga universitete prestigjioze.

Që nga themelimi, UMB është konceptuar të rrethojë e të plotësojë me dije individualitetin e çdo studenti, duke zbuluar e stimuluar talentin e tij/saj, interesat, por edhe për të zhvilluar kritikën.

Contacts (0)

Universiteti Marin Barleti hasn't listed any contacts yet.

Groups (1)

  • Clemson 1,981 photos, 246 members
 

Testimonials (0)

Universiteti Marin Barleti doesn't have any testimonials yet.

Name:
Universiteti Marin Barleti
Joined:
January 2012
Website:
Universiteti "Marin Barleti"